1

Krijimi i Super League, UEFA: Do bëjmë gjithçka ta ndalim

               Publikuar në : 10:15 - 20/04/21 liberale

Krijimi i Super League duket se ka tronditur themelet e futbollit Evropian. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në një konferencë për mediat është shprehur kundër krijimit të ligës së re nga 12 apo 20 skuadra.

Ceferin deklaroi se kundër Super League nuk është vetëm bota e futbollit, por dhe qeveritë dhe sportdashësit.

Jo vetëm bota e futbollit është e bashkuar. Shoqëria është e bashkuar. Qeveritë janë të bashkuara. Ne të gjithë jemi të bashkuar kundër kësaj marrëzie. Ne kemi Federatën Angleze, Shoqatën e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit dhe La Liga, dhe Federata Italiane e Futbollit dhe Serie A, por edhe FIFA, të gjitha 55 shoqatat tona kombëtare, unanim në kundërshtimin tonë ndaj këtyre planeve cinike që janë plotësisht kundër asaj që duhet të jetë futbolli“, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë evropiane të futbollit më tej kërcënoi skuadrat që do të marrin pjesë në këtë ligë të re.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë me ne, pasi do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u siguruar që kjo të mos realizohet kurrë ideja e tyre“, tha Ceferin duke kërcënuar dhe me përjashtim të këtyre skuadrave nga të gjitha kompeticionet që zhvillon UEFA.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back