Aktualitet

Krijimi i agjencisë për Manaxhimin e Fondeve të Donatorëve, Tabaku: Centralizim pushteti

Shkruar nga Liberale
Krijimi i agjencisë për Manaxhimin e Fondeve të Donatorëve,

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave ditën e djeshme për krijimin e agjencisë për Manaxhimin e Fondeve të Donatorëve.

Demokratja e cilëson këtë vendim si mani nga ana e qeverisë për të kontrolluar gjithçka, ndërsa thekson se bëhet fjalë për centralizim pushteti.

Sipas Tabakut, kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive.

REAGIMI I TABAKUT

??? Mania për të kontrolluar gjithçka dhe gjithkënd nuk ndalet.

Ka vite qe ne Ministrinë e Financave nën modelet më të mira është ngritur një drejtori specifike për manxhimin e fondeve që vijnë nga BE.

Ky model specifik dhe i mirë trajnuar po shkatërrohet nga njeriu i vetëm që zhduku kufijtë ndarës së partisë me shtetin.

Mbrëmë është publikuar një VKM e qeverisë për një agjensi të re për Manaxhimin e Fondeve të Donatorëve, mbas asaj të Medias dhe Platformës digjitale.

Sot Rama ka ideuar dhe ndërtuar shtetin më të madh dhe me një centralizim pushteti të pa ekzistuar me parë.

Sajesat e tij që mbajnë emrin e Agjencive dhe Ministrive pa portofol janë një goditje ndaj demokracisë dhe decentralizimit.

Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do manaxhoje fonde, do te jete nje Ministri e re e Financave.

Kjo sajesë, njësoj si Agjencia e Mediave dhe ajo e Bashkëqeverisjes, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile.

Së fundi, jo nga rëndësia, kjo Agjenci do të distancojë qytetarët dhe përfituesit nga entitetet që ofrojnë fondet.

Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive.

Pasi ajo i jep mundësinë Edi Ramës dhe natyrisht atij që Rama do vendosë aty që të abuzojnë me fondet e BE-së dhe donatoreve te tjerë më lehtësisht.

Shqipëria kështu po degjeneron përditë e më shumë në një shtet të kapur nga mafia, oligarkia dhe korrupsioni permanent që po shpërthen metastazat e tij çdo ditë e më shumë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH