Globi

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet punonjësja sociale

Shkruar nga Liberale
Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet

Një punonjëse sociale në Ohio është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 13-vjeçar, të cilin e kishte në mbikqyrje.

Sipas raportimit të medieve të huaja, Payton Shires, 24 vjeç, ka pranuar se ka bërë seks me djalin e mitur, gjatë një bisede që ajo bëri me nënën e djalit dhe një detektiv të Departamentit të Policisë Columbus.

Nëna e djalit kontaktoi policinë më 27 shtator për të raportuar dyshimet e saj pasi zbuloi mesazhe të papërshtatshme midis djalit të saj dhe Shires. Kur oficerët e policisë kontrolluan telefonin e 24  vjeçares, zbuluan videot që tregonin atë dhe të miturin duke kryr marrëdhënie seksuale. 

Shires u arrestua të premten pasi dyshohet se pranoi se kishte bërë seks dhe u akuzua për sjellje të paligjshme seksuale me një të mitur dhe po mbahet në paraburgim me kusht pagese prej 500,000 dollarësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH