Aktualitet

Kreu i Urgjencës thirrje turistëve: Stop aventurave ku rrezikohet jeta!

Shkruar nga Liberale
Kreu i Urgjencës thirrje turistëve: Stop aventurave ku rrezikohet

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u ka bërë thirrje turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri, që të mos marrin rreziqe duke bërë aventura të rrezikshme.

“Vazhdojnë aventurat e pa kontrolluara te turizmit malor! Tre te rinj nga Çekia përfundoje afër greminës, ku u bllokuan për dy dite pasi kishin humbur rrugën dhe pa ditur ku te shkojnë! Si është e mundur qe për te disatën here turistet lëvizin pa udhërrëfyes? Ky nuk është turizëm, kjo do te thotë te diskutosh jetën! Rrezik jete për personelin mjekësor, rrezik jete për punonjësit e policisë, por akoma me shume rrezik jete për pilotet! Stop aventurave ku rrezikohet jeta! Një falenderim personelit pilot qe malet i kane kthyer ne pista helikopteri, faleminderit personelit mjekësor te Lekbibaj dhe policisë se drejtorisë Kukës për kontributin e dhënë për disa ore rresht, duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësisht edhe këtë here misioni përfundoi me sukses”, shkruan Brataj.

Kujtojmë se, nuk kanë qenë të pakta rastet, kur disa prej tyre kanë mbetur të bllokuar nëpër shtigje të ndryshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH