Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve infektohet me Covid

Shkruar nga Liberale
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve infektohet me Covid

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se prej 6 ditësh ka munguar pranë grevistëve të Ballshit. Ai paralajmëroi se nuk problemi i tyre nuk gjen zgjedhje, veprimi që do të marrin do t’i befasojë të gjithë.

“Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por çdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju. Sot mora dhe testin, pozitiv. Jam shume i renduar nga ana shendetesore, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot. Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do. Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato. Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush, sic kemi nje vite qe luftojme bashke. Veprimi i radhes nese s’gjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen.gjendjuni prane grave Heroina”, shkruan Dautaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH