Aktualitet

"Kreu i Sindikatës, krenar që ka qenë shiks", Rama: Askujt nuk i janë rritur pagat sa pedagogëve

Shkruar nga Liberale
"Kreu i Sindikatës, krenar që ka qenë shiks", Rama:

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për protestën e pedagogëve.

Gjatë fjalës së tij në Fier, ai theksoi se, pagat e pedagogëve janë rritur, duke shtuar se në protestë janë një pakicë e tyre.

“Askujt nuk i janë rritur pagat sa i janë rritur pedagogëve, e çfarë duan ata. Kërkojnë sërish. Por fatmirësisht nuk janë të gjithë. Pasi këta janë një pakicë në drejtimin e një figure të SHIK që e thotë edhe me krenari. Dhe është një grup, një turmë që nga foltorja që del në dyert e universiteteve sikur brenda bëhet nami. Natyrisht që rritja e pagave nuk është e mjaftueshme, por le ta themi të vërtetën ne kemi inflacionin më të ulët”, tha Rama, duke iu referuar kreut të Sindikatës së Pedagogëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH