Aktualitet

Kreu i ri/ Meta: Nuk do të lejoj, presione për uzurpimin e KLSH

Shkruar nga Liberale
Kreu i ri/ Meta: Nuk do të lejoj, presione për uzurpimin e KLSH

Gjatë fjalës së tij në konferecën për mediat, presidenti Ilir Meta u shpreh se sa i përket zgjedhjes së kreut të KLSH-së, nuk do të lejojë të bëhet persion.

Duke ftuar Kuvendin që ta vlerësojë kandidaturën që ai dje propozoi, Meta tha se mund të zgjidhet vetëm në mënyrë kushtetuese.

"Në 26 maj jam njohur dhe me letrën që kreu i Kuvendit më dërgonte për një kandidaturë të re për KLSH. Me një institucion kaq të rëndësishëm nuk do të lejoj të bëhet presion siç ndodhi. Është një mekanizëm rrëmbyes dhe uzurpues i institutcioneve të pavarura. I kam kërkuar dhe kreut të KLSH të mos i bindet asnjë akti apo urdhri që mund të sjellë uzurpimin e këtij institucioni kushtetues. Ftoj Kuvendin të vlerësojë kandidaturën e propozuar nga ana ime”, deklaroi Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH