Aktualitet

Kreu i PD dega Fier ironizon Berishën: Merr në telefon 10 njerëz, i detyron të bëjnë anti-miting

Shkruar nga Liberale
Kreu i PD dega Fier ironizon Berishën: Merr në telefon 10 njerëz,

Agron Kapllanaj, kreu i Partisë Demokratike, dega Fieri ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kapllanaj thekson se Berisha do të mbahet mend si një nga personat e shpallur non-grata për korrupsion.

“Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.”, shkruan Kapllanaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH