Aktualitet

Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë

Shkruar nga Liberale

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Stoltenberg thotë përmes një postimi në Twitter, se është diskutuar në lidhje me mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Kreu i NATO-s shtoi se me Kryeministrin Rama kanë diskutuar dhe si mund të forcohej aleanca nga anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës.

“Biseduam me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, ka shkruar Jens Stoltenberg.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH