Aktualitet

Kreu i KLP takon sekretarin e SHBA, ja çështjet që po diskutohen

Shkruar nga Liberale
Kreu i KLP takon sekretarin e SHBA, ja çështjet që po

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi po zhvillon një takim me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Jorgan K. Andrews caktuar në Byronë Nderkombetare të Narkotikëve dhe Çeshtjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikëqyr programet e kësaj byroje në Europe, Azi, duke përfshirë edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Të pranishëm në takim gjithashtu janë edhe Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri dhe Julie Craven dhe Michelle Lakomy nga OPDAT.

“Ne 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është ne hapat e fundit për dy procese te rëndësishme: Zgjedhja E Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritja e SPAK. Këshilli shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashmë të votuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, të cilët kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë”, - tha Ibrahimi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH