Aktualitet

Kreu i KLP: Më 14 dhjetor Shqipëria bëhet me prokuror të përgjithshëm

               Publikuar në : 13:36 - 12/11/19 liberale

Pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u caktua metodologjia për ndjekjen e procedurës së zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, Gent Ibrahimi ka dhënë për mediat më shumë detaje nga ky proces.

Ai ka thënë se maksimumi më 14 dhjetor Shqipëria do të ketë kryeprokuror, i cili ose do të votohet nga Kuvendi, ose në rast të një mos dakordësie të deputetëve, zgjidhet i pari i renditur me pikë nga KLD.

“Kuvendi mund të emërojë edhe të tretin e renditur nga ne, edhe të dytin, natyrisht edhe të parin. Shpresoj të bëjë këtë të fundit. Por në rast se nuk i mobilizon këtë numër votash, atëherë renditja jonë prevalon dhe prokurori do të jetë ai që ne rendisim të parin. Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja (e enjte, 14 nëntor), Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Kreu i KLP tha gjithashtu se të mërkurën do të kryheshin intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çelaj, ndërsa të enjten lista me renditjen e pikëzuar do t’i dërgohet Kuvendit./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back