Aktualitet

Kreu i ILD-së: Zbatimi i reformës në drejtësi është luftë

Shkruar nga Liberale
Kreu i ILD-së: Zbatimi i reformës në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha në një intervistë për Euronews Albania, se nuk ka më asnjë mundësi që shkeljet e gjyqtarëve apo prokurorëve të mos ndëshkohen.

"Kjo është luftë. Zbatimi i reformës në drejtësi tashmë me paligjshmëritë në sistem është luftë e gjithë institucioneve të reja të drejtësisë. Për këtë arsye unë kam kërkuar dhe më parë dhe mendoj që mënyra më e mirë për të fituar këtë luftë është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të reja të drejtësisë.Vërtetë Inspektoriat i Lartë i Drejtësisë nuk mund të jetë çekan në kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve por nuk ka shans më që shkeljet e tyre ligjore të shkojnë pa u ndëshkuar", deklaroi Metani.

Metani tha se hetimi i parë i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësië ka nisur në fillim të marsit të vitit të shkaur për një gjyqtar, i cili sot është i shkarkuar dhe kështu ka vijuar puna për gjithë gjyqtarët e tjerë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë përgëzoi gjithashtu punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Pyetur nëse ankesat më të shumta janë për prokurorët apo gjyqtarët, Artur Metani pohoi se gjyqtarët janë më problematikë, mbase prej faktit se janë më afër kërkesave të qytetarëve.

Metani theksoi se fenomeni i lirimit të parakohshëm me kusht është marrë në studim dhe analizë të plotë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për të marrë masa konkrete mbi gjyqtarët dhe prokurorët që abuzojnë me ligjin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH