Politikë

Kreshnik Spahiu: Refugjatët afrikanë do izolohen, ashtu si muxhahedinët që solli Berisha në Manzë

Shkruar nga Liberale
Kreshnik Spahiu: Refugjatët afrikanë do izolohen, ashtu si

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu foli rreth marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij Giorgia Meloni.

Sipas juristit kjo nuk nuk është hera e parë që Shqipëria ka bërë këto marrëveshje, pasi ende në Manzë ka muxhahedinë.

Meloni tha se nëse marrëveshja do të bëhet, refugjatët afrikan do izolohen, si muxhahedinët që solli PD në Manzë.

“Kjo nuk është hera e parë, kjo është hera e tretë që Shqipëria përpiqet të bëjë një marrëveshje eks-territoriale. E para është bërë me ata që u morën nga burgu i Gantansmos, për në Shqipëri. E dyta është për muxhahedinët, opozitën e Iranit. Ata ende sot e kësaj dite kanë një enklavë në qarkun e Durrësit. Të dali dikush që ka firmosur enklavën eks-territoriale me Iranianët, sot prezantohen si racist me perëndimin”, - tha Spahiu i ftuar këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, për të folur rreth marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij Giorgia Meloni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH