Aktualitet

"Krenari lypsari", Rama: Për Shqipërinë vishem edhe me lecka

Shkruar nga Liberale
"Krenari lypsari", Rama: Për Shqipërinë vishem edhe me

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin "Real Story" për Konferencën e Donatorëve, dhe mbledhjen e 1.15 mln eurove donacione dhe kredi, e ka quajtur një lajm fantastik.

Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se nuk i pëlqen "krenaria e lypsarëve", dhe se bota ndihmoi dje Shqipërinë, jo politikën, kryeministri Rama tha se për Shqipërinë është gati të vishet me lecka.

"Së pari, nuk e di për shumë arsye mbase edhe sepse nuk kam pasur një fat kurnac ndoshta por edhe si rezultat i një edukate të marrë qysh i vogël fare kur prindërit e mi më thoshin kurrë mos kërko asgjë përveç librave se nuk ke për të marrë. Por, për Shqipërinë jam gati të vishem edhe me lecka dhe të ulem në dyert e kujdo që mund të ndihmojë dhe nuk kam asnjë problem.

E dyta, Shqipëria është një vend jo i pasur. Është e sigurt që Shqipëria sot ka mundësi fantastike. Lajm ishte fantastik jo thjesht një lajm i mirë. Nuk ka kush arsye që të gjejë mënyra që të fusin tek njerëzit mendime që relativizojnë këtë proces. Shqipëria ka qenë një vend që refuzonte një borxh por ajo nuk ekziston më. Kreditë e donatorëve nuk janë kredi që mund t’i marrësh në ditë me diell dhe nuk kanë instrumente të zakonshme. Kjo na jep një bazë të fortë për planin ekonomik", tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH