Globi

Kremlini: E papranueshme që Biden krahason Putinin me Hamasin

Shkruar nga Liberale
Kremlini: E papranueshme që Biden krahason Putinin me Hamasin

Kremlini tha të premten se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden që krahasonin presidentin rus Vladimir Putin me grupin militant palestinez Hamas ishin “të papranueshme”. Biden krahasoi veprimet e Hamasit me ato të Putinit, forcat e të cilit filluan një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata e ndajnë këtë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë një demokraci fqinje,” tha ai.

Peskov tha se “një retorikë e tillë vështirë se është e përshtatshme për krerët përgjegjës të shteteve dhe një retorikë e tillë vështirë se mund të jetë e pranueshme për ne. Ne nuk e pranojmë një ton të tillë ndaj Federatës Ruse dhe ndaj presidentit tonë”.

Peskov nuk pranoi të thoshte se kush do të përfaqësonte Rusinë në samitin e paqes të së shtunës për konfliktin palestinez në Kajro, duke ia referuar pyetjen ministrisë së jashtme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH