Aktualitet

Kreditë e buta/ Shtyhet afati i dorëzimit të dokumenteve

Shkruar nga Liberale
Kreditë e buta/ Shtyhet afati i dorëzimit të dokumenteve

Bashkia e Tiranës ka marrë sot vendimin për shtyrjen deri në fund të muajit gusht afatin për dorëzimin e dokumenteve për të përfituar kredi të butë.

Shkak i shtyrjes u bë situata e krijuar nga pandemia e Covid-19, ndërsa afati u shty me 30 për të gjithë ata që e kanë patur të pamundur të mbledhin dokumentacionin.

Po ashtu është lehtësuar edhe procedura për plotësimin e dokumentacionit. Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Adminsitrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të.

Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social.

Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit.

Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH