Aktualitet

Krasniqi: Rama ka pasur një bisedë të tensionuar me ndërkombëtarët

Shkruar nga Liberale
Krasniqi: Rama ka pasur një bisedë të tensionuar me

Analisti Afrim Krasniqi ka zbluluar për A2 bisedën e ndërkombëtarëve me Ramën që sipas tij nuk ka shkuar mirë.

“Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit. Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlamentet.

Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme”, u shpreh Krasniqi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH