Aktualitet

Krahasoi gratë me lopët në reklamë, kompania e Koresë së Jugut kërkon falje

Shkruar nga Liberale
Krahasoi gratë me lopët në reklamë, kompania e Koresë

Një reklamë e çuditshme, e cila në dukje krahasonte gratë me lopët, ka vënë në telashe kompaninë më të madhe të qumështit të Koresë së Jugut, Seoul Mik. Duke u përballur me reagime të zemëruara për reklamën, Seoul Milk ka kërkuar falje.

Reklama jo vetëm që u cilësua si seksiste dhe shqetësuese, por riktheu në vëmendje kamerat e fshehta, që i kanë kushtuar edhe jetën shumë grave në botë. Kjo pasi jeta e tyre private është publikuar në internet.

Videoja nis me një burrë, i cili me një kamera në dorë filmon fshehurazi disa gra, që më vonë shndërrohen në lopë që kullosin dhe hanë barë.

"Në reklamën 37-sekondëshe burri thotë: “Më në fund arritëm t'i kapnim ato në kamera. Vendosëm t'u afroheshim atyre me kujdes. Ato po pijnë ujë të pastër nga natyra e pastër, hanë një dietë organike dhe jetojnë të qetë në një mjedis të këndshëm”.

Pas akuzave të forta dhe bojkotit ndaj produkteve, kompania kërkoi falje.

"Ne kërkojmë falje për të gjithë ata që mund të jenë ndjerë në siklet për shkak të videos së reklamës së qumështit”, tha CEO i kompanisë.

https://youtu.be/9carAjKjT4I

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH