Aktualitet

KQZ vendos për rinumërim votash në 526 qendra votimi të 14 Majit. Çfarë pritet?

Shkruar nga Liberale
KQZ vendos për rinumërim votash në 526 qendra votimi të 14

KQZ ka nisur nga puna për të rinumëruar 526 kuti nga zgjedhjet e 14 majit.

Në ambientet e brendshme të KQZ, 6 grupe numërimi po punojnë intensivisht për të rinumëruar votat për kryetar dhe këshill bashkiak në 526 qendra votimi. E para bashki që përfundoi ishte Malësia e Madhe, ku në rezultatin e votave për kryetar nuk u vërejt asnjë parregullsi. Ndërsa për Këshillin Bashkiak diferencat janë të vogla, dhe që nuk nënkuptojnë asnjë gabim me qëllim manipulimin e votave.

Ashtu si e parashikon kodi zgjedhor, 10% e kutive të zgjedhura me short, do t’i ushtrohen procesit të verifikimit, nëse ka ose jo manipulim votash.

Në 10% e qendrave të votimit që po numërohen përfshihen dhe bashkitë e Rrogozhinës dhe Kukësit, ku pati përsëritje zgjedhjesh.

Ky proces nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim në rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit.

I vetmi rezultat që mund të prodhojë është përgjegjësia penale që do të ketë çdo numërues që mund të ketë ndikuar në mënyrë të paligjshme për të tjetërsuar vullnetin e votuesve.

Rinumërimi i 10% të kutive të votimit u përcaktua në kodin zgjedhor 2 vite më parë, kur u vendos që për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 të kishte një rikontroll të rezultatit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH