Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por pa Sali Berishën. Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionin të Partisë së Lirisë të Ilir Metës vetëm me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules.
Pas kësaj ka reaguar Meta që nga Shkodra, duke thënë se, ky qytet është i paduruar që të votojë koalicionin.
“Shkodra e paduruar për të votuar Koalicionin!
Bashkë Fitojmë!✌️🇦🇱
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Shkoder #14Maj #NdryshimMeCdoCmim”, shkruan Meta.