Aktualitet

KQZ pa operatorë/ Celibashi: Paguajmë mirë, por s’gjejmë dot punëtorë

Shkruar nga Liberale
KQZ pa operatorë/ Celibashi: Paguajmë mirë, por

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka ngritur një problematikë me të cilën po haset KQZ, atë të mungesës së operatorëve.

Pavarësisht se pagesa është e mirë, sërish ka mungesa.

I ftuar në Euronews, Celibashi bëri me dije se do të përpiqen të të marrin sërish në punë operatorët që kanë pasur një vit më parë.

Celibashi: Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100€ në ditë prapë ka mungesa. Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë.

Kryekomisioneri tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH