Aktualitet

KQZ i kthen përgjigje Presidencës: Ja sa deputetë janë në Kuvend

               Publikuar në : 12:58 - 17/06/19 E Liberale

Disa ditë më parë Presidenca pyeti KQZ-në se sa është numri aktual i deputetëve në Kuvend.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur përmes një shkrese kërkesës së presidencës lidhur numrin e deputetëve në kuvendin e shqipërisë, si edhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale.

“Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit është 122 deputetë”, – thuhet në shkresë.

Të enjten më datë 14 qershor, Kreu i Shtetit iu drejtua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve të Kuvendit, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës dhe zëvendësimit të tyre.

(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *