Aktualitet

KQZ hap sot kutitë e Bashkisë së Belshit, ja çfarë pretendon "Bashkë Fitojmë"

Shkruar nga Liberale
KQZ hap sot kutitë e Bashkisë së Belshit, ja çfarë

Ditën e sotme në KQZ do të hapen kutitë e votimit për bashkinë e Belshit.

Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan dje në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për këtë bashki.

Ata theksuan se, rreth 60 fletë votimi konsiderohen të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ.

"Bashkë Fitojmë" thanë dje se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, duke paraqitur si provë një video ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në procesverbal.

Vendimi për hapjen e kutive sot në orën 13:30 u mor pas kërkesës së dy anëtareve të KAS, Lediu Braho dhe Elvis Çefa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH