Prokurori i Prokurorisë së Tiranës Ndini Tavani, i cili ishte kandidat edhe për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK nuk ka mundur të kalojë Vettingun.
Tavani, u përball me disa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hetimi për të u krye në të tria kriteret e rivlerësimit, në atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.
Gjatë hetimit administrativ, mësohet se komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e deklaruara nga Tavani.
Gjithashtu nga raporti i Komisionit rezultuan edhe probleme në pastërtinë e figurës./Gazeta Liberale