Aktualitet

KPK jep vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj

Shkruar nga Liberale
KPK jep vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka dhënë vendimin ditën e sotme për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Pas vlerësimit të figurës në tre komponentë, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti të figurës, KPK ka vendosur konfirmimin në detyrë të këtij prokurori.

KPK-ja tha se nga hetimi për të gjitha pasuritë dhe dhuratat e deklaruara, nuk janë konstatuar problematika dhe se analiza financiare e kryer, ka dalë pozitive.

Edhe në kriterin e pastërtisë së figurës, DSIK kishte dorëzuar një raport me konstatimin se Hajdaramataj nuk kishte kontakte me persona të krimit të organizuar dhe se ishte i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

“DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”, tha relatorja.

Sa i takon aftësive profesionale, Prokuroria e Përgjithshme kishte dorëzuar një raport pozitiv për prokurorin, i cili shpesh është konsideruar si i dosjeve të bujshme./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH