Aktualitet

KPA konfirmon shkarkimin e kreut të Prokurorisë së Apelit

Shkruar nga Liberale

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi sot vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi më 14 shkurt të vitit 2019, kreun e Prokurorisë.

Hetimi për të u bë në tre kriteret, por të paktën në seancën dëgjimore të zhvilluar ku u konstatua vetëm një problem me justifikimin e një vlere prej 1.5 mln lekësh, për të cilën ai tha se ia kishte marrë hua baxhanakut.

Prokurori që ka drejtuar Apelin për Krime të Rënda për 15 vitet e fundit nuk do të jetë më pjesë e sistemit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH