Aktualitet

KPA e shkarkoi nga detyra, Daci: Shkelën dy Kushtetuta, do të drejtohem deri në Strasburg për të drejtën time!

               Publikuar në : 10:25 - 09/12/21 ro ot

Gjyqtari Luan Daci ka reaguar pasi KPA, institucion në të cilin ka qenë anëtar, vendosi ta shkarkojë nga detyra.

Ai ka thënë se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë, si dhe theksoi, se për të drejtën e tij do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Sot, KPA shkeli të dy Kushtetutat. Shkeli kushtetutat dhe shkoi në ligjin magjistratë. Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimit të Strasburg, e Luan Daci do i fitojë të gjitha të drejtat. Do i drejtohem Strasburgut.

Do të bëj gjithçka që të kthejmë në Shqipëri shtetin ligjor. Sot e theksoj, janë shkelur dy kushtetuta. Është shumë e rëndë, që ta shkelë një dhomë gjykimi i një nivelit të lartë. E drejta vonon, por nuk harron”, tha Daci.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back