Aktualitet

Kozakut i djegin sërish makinën, thirrje policisë: Nëse nuk e gjeni autorin, do ta gjej vet

Shkruar nga Liberale
Kozakut i djegin sërish makinën, thirrje policisë: Nëse nuk

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Allias. Mjeti mësohet se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tokt”.

Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar për rastin. Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë. Në mesazhin e tij ai i ka bërë thirrje autorit, që kushdo që ka diçka me të të shkojë ta gjejë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH