Globi

Kosovë/ Vdes 39 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e infektuar me Corona

Shkruar nga Liberale
Kosovë/ Vdes 39 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e

Sot është shënuar edhe viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një grua 39 vjeçare nga fshati Lluga, Komuna e Istogut. E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.

Për rastin e saj, detaje ka dhënë edhe drejtori i shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmani.

Osmani, për Insajderin ka thënë se ajo në vazhdimësi ka ndjerë dhimbje të mëdha, derisa pasi është pranuar në Spitalin Regjional të Pejës gjendja vetëm sa i është përkeqësuar.

“Fillimisht pacientja 39 vjeçare është nga fshati Lluga i Istogut, ka ardhë të enjtën me datën 9 prill në QKMF në emergjencë me ankesa për dhimbje të lukthit, dhe pastaj doktori përpos që e ka kontrollu i ka bërë edhe ekagen, ia ka mat edhe tensionin dhe e ka parë që ka ndryshime në ekage. Pastaj e kanë orientu në emergjencë në Spitalin Regjional të Pejës, ku kanë qenë dy internistë e kanë pranuar edhe e kanë dërgu në njësinë koronare edhe aty ka qëndruar dy ditë dhe e kanë parë që gjendja po keqësohet, dhimbjet i ka pas shumë të mëdha në lukth edhe në ora dy mes së shtunës dhe të dielës e kanë nis për Prishtinë”, ka thënë Osmani, për Insajderin.

Osmanaj, duke dhënë detaje për rastin tashmë të së ndjerës, ka thënë se në operacion e kanë futur pasi që gjendja i është përkeqësuar.

Në Prishtinë pastaj sigurisht ka ardh deri te abdomeni akut, ku mundet me pëlcit idhza ose një organ tjetër dhe jeta është e rrezikuar dhe hyn në operacion me të shpejtën pa i prit shumë analizat. Mirëpo, pasi e ka kalu operacionin gjendja e saj vetëm sa është përkeqësuar, atëherë ata ia kanë bërë edhe analizën dhe pastaj ka korespondu pozitiv me koronavirus. Kështu që në këtë rast virusi është ndërlidh por shkaku i vdekjes munden me qenë pasojat e mëdha pas abdomenit akut që i ka pas sepse që nga Istogu edhe Peja edhe në Prishtinë nuk ka pas shenja të COVID 19”, ka thënë ai.

Drejtori, Osmanaj, ka thënë se tashmë kanë marrë masa për të afërmit e saj në mënyër që të izolohen.

39 vjeçarja ka qenë e ve dhe pas vetës ka lënë dy fëmijë. Drejtori Osmanaj, ka thënë se agja i tyre ka kërkuar që t’i marre fëmijët dhe se nuk ka asnjë problem që ata të qëndrojnë aty, duek shtuar se pas kalimit të situatës së pandemisë do të shohin se çfarë do të mund të bëjnë në këtë drejtim.

“Ka qenë gura e ve, ka lënë pas vetes dy fëmijë të mitur. Ne e kemi kontaktuar Qendrën për Punë Sociale, i kemi pyetur ata se çka bëjnë në këto raste, pasi që agja i tyre po kërkon që fëmijët me u strehu te ai, fëmijët kanë pas kontakt me agjën e tyre dhe kjo nuk paraqet problem që fëmijët të rrinë aty. Mirëpo, pas kalimit të kësaj situate atëherë do të shohim se çka do të bëjmë për t’i ndihmuar”, ka deklaruar Osmanaj për Insajderin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH