Globi

Kosovë/ Tre të vdekur dhe 53 raste të reja me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Kosovë/ Tre të vdekur dhe 53 raste të reja me koronavirus

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të vdekjes nga coronavirusi, kurse nga 544 mostra të testuara, janë regjistruar edhe 53 persona të infektuar me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se “gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë), thuhet në njoftim, shkruajnë mediat e Kosovës.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH