Kryesore

Kosovë, shumica e të infektuarve të moshave nga 20 deri në 29 vjeç

               Publikuar në : 15:45 - 09/08/21 liberale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën 263 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,008 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 69 persona.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur raportime për të vdekur me këtë virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 gusht janë shëruar tetë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2,271.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,194 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,271 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 10,534 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 169,687 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 498,858./REL

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back