Globi

Kosovë/ Numër i lartë viktimash dhe të prekurish

Shkruar nga Liberale
Kosovë/ Numër i lartë viktimash dhe të prekurish

Kosovës i janë shtuar edhe 11 raste të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Trendi i shifrave të larta të vdekjeve, krahasuar me numrin e popullësisë, po vazhdon tash e disa javë, përkundër masave kundër pandemisë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, siç është ndalimi i tubimeve, mbajtja e maskës dhe distancës fizike si dhe një kufizim i lëvizjes në disa komuna.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga muaji mars ka arritur në 365.

Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike (IKSHPK ) ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka testuar 521 mostra dhe si rezultat 205 persona kanë dalë të infektuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.795.

Gjatë 24 orëve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 163 pacientë. Deri më tani, nga sëmundja janë shëruar 6.411 persona.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë: 4.019./REL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH