Globi

Kosovë/ Babë e bir vdesin brenda 3 ditëve nga koronavirusi

Shkruar nga Liberale
Kosovë/ Babë e bir vdesin brenda 3 ditëve nga koronavirusi

Tre ditë pas varrimit të babait, për shkak të infektimit me Covid-19 ka vdekur edhe 29 vjeçari nga Lipjani. Përvecse se ishte i infektuar me Covid, i riu thuhet se kishte edhe probleme tjera shëndetësore, raporton Gazeta Express.

Po nga ky virus, atij së fundmi i kishte vdekur edhe babai.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, ka thënë për Express se 29 vjeçari nga Lipjani është varrosur sot. Ai ka treguar se para 3 ditësh për shkak të COVID-19, kishte vdekur edhe babai i viktimës.

Krasniqi ka thënë se 29 vjeçari ka pasur edhe probleme të tjera shoqëruese

“Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat. Por 29 vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”, ka thënë Krasniqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH