Globi

Kosovë/ 44 të plagosur nga shpërthimi i bombulës në një restorant

Shkruar nga Liberale
Kosovë/ 44 të plagosur nga shpërthimi i bombulës në

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Kosovë. Një bombul gazi ka shpërthyer në një restorant në komunën Ferizaj, duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në godinat e tjera përreth.

Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa nummri i të plagosurve i ka kaluar 44.

Qazim Reka, major i Policisë, ka thënë se numri i të lënduarve nga shpërthimi i sotshëm i bombolës së gazit në një lokal gastronomie në Ferizaj, është 44.

Sipas tij, deri në orën 17:00, 14 prej tyre po trajtoheshin nga Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Nga informatat e mëhershme të Policisë, dy qytetarë kanë pësuar djegie më të rëndë dhe janë në rrezik për jetën.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh i lehtësuar që nuk u regjistruan viktima.

“Unë bashkë këtu me mjekët e nderuar, profesionistët shëndetësorë që më treguan për gjendjen e pacientëve pas shpërthimit në Ferizaj. Erdha të shoh së afërmi trajtimin e tyre, të gjithë janë në jetë për fat të mirë dhe po e marrin trajtimin e duhur në bazë të kapaciteteve të QKUK-së. Ne vizituam edhe fizikisht, i pamë së afërmi, janë duke u trajtuar, vlen të theksohet koordinimi i mirë mes spitalit të Ferizajt dhe QKUK-së tregon profesionalizmin e profesionistëve tanë shëndetësorë. Dua t’iu uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe familjarëve sa më pak shqetësim sepse të lënduarit janë në duar të sigurta”, tha ai.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ishte i frikshëm dhe tej mase tronditës. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH