Ndërkombëtare

Kosovë/ 3 të vdekur dhe 40 raste të reja në 24 orët e fundit

               Publikuar në : 16:17 - 15/05/21 liberale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se janë shënuar edhe tri viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back