Globi

Kosovë, 1-vjeçari humb jetën nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Kosovë, 1-vjeçari humb jetën nga Covid-19

Një njëvjeçar dhe një 42-vjeçar janë viktimat më të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, njëvjeçari është nga komuna e Prishtinës, kurse 42-vjeçari nga komuna e Podujevës.

Ndryshe, gjatë këtyre 24 orëve janë testuar gjithsej 2545 mostra për COVID-19, nga të cilat 170 kanë rezultuar pozitive.

Të raportuara gjithsej janë katër raste të vdekjes.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH