Aktualitet

Kosovari u arrestua për Lamborghini-n, Interpoli: Ai është pronari

               Publikuar në : 17:44 - 13/08/20 liberale

Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia në Kukës më 27 korrik, pasi dyshohej se automjeti tip Lamborghini rezultonte i vjedhur në Itali. Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.

Megjithatë, pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vjedhur, bën me dije “News 24”.

36 vjeçari nga Kosova, Labinot Ramadani e zotëronte makinën e shtrenjtë me dokumente të rregullta. Materiali i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

Policia tha në një deklaratë të para pak ditëve, se super-makina “Lamborghini Gallardo” dyshohej e vjedhur në Itali 9 vite më parë. Kosovari që e zotëronte makinën jeton në Zvicër.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back