Ka nisur këtë të diel votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës kanë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione, 1 067 kandidatë për deputetë dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve.
E para që ka çelur votimin është kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka. Ajo ka votuar në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë, ndërsa ka ftuar qytetarët ta plotësojnë obligimine tyre për të votuar./Gazeta Liberale