Globi

Kosova tërhiqet, i thotë “lamtumirë” Interpolit

Shkruar nga Liberale
Kosova tërhiqet, i thotë “lamtumirë” Interpolit

Pas fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL, autoritetet kosovare kanë tërhequr kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë.

Kreu i Qeverisë në detyrë, Ramush Haradinaj, të martën i ka dërguar letër Asamblesë së INTERPOL-it, me të cilën e njoftoi këtë organ se Kosova po tërheq kërkesën për anëtarësim.

“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, duke u bazuar në kompetencat si kryeministër në detyrë, sot kam kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e kryeministrit për Zëri.info.

Ky vendim i Haradinajt erdhi pas veprimeve të autoritetve serbe, që ishin zotuar se do të bënin të pamundurën të mos lejonin anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH