1

Kosova siguron medaljen e parë olimpike

               Publikuar në : 10:48 - 24/07/21 liberale

Që në ditën e parë të garave në Lojërat Olimpike, Kosova ka siguruar medalje. Distria Krasniqi ka shkuar në finale të kategorisë deri në peshën 48 kilogramë në xhudo dhe kështu e ka të sigurt medaljen. Ajo mposhti në gjysmëfinale mongolezen Urantsetseg Munkhbat, ndërsa në finale takohet me japonezen Funa Tonaki.

Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Tani medalje ka edhe Distria, por synim i saj natyrisht është e arta.

Kosova synon edhe medalje tjera në xhudo, ndërsa tashmë ka lënë shumë vende prapa sa i takon suksesit olimpik, ndonëse me vetëm dy pjesëmarrje. Kjo falë suksesit të nxënësve të trajnerit Driton Kuka, njërit prej më të mirëve në botë, sa i takon sportit të xhudos.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back