Kryesore

Kosova pritet ta nderojë Trump-in me “Urdhrin e Lirisë”

               Publikuar në : 22:20 - 17/09/20 liberale

Kosova do t’i japë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump “çmimin” më të lartë për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Reuters shkruan, se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me anë të një letre, informoi presidentin Trump se ai do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.

Ndërsa, dy ndihmësit e Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Në letrën drejtuar Trump, duke shprehur “mirënjohjen e tij të thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi ftoi presidentin amerikan që të vizitojë Kosovën.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back