Globi

Kosova përfiton 33 mln dollarë ndihmë nga SHBA-të

Shkruar nga Liberale
Kosova përfiton 33 mln dollarë ndihmë nga SHBA-të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë, ndihmë kjo që lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se përmes këtij projekti synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

“Investimi i vazhdueshëm i SHBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Presidentja Osmani përmes një deklarate për shtyp.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH