1

Kosova merr medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike

               Publikuar në : 12:38 - 26/07/21 liberale

Kosova e ka edhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Xhudistja Nora Gjakova ka arritur suksesin që e lakmojnë edhe superfuqitë botërore të sportit.

Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë, duke mposhtur në finale francezen Sarah Leonie Cysique.

Të shtunën, në ditën e parë të Lojërave në Tokio, titull olimpik fitoi Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë.

Dhe tani Kosova i ka tri medalje të arta olimpike, falë ekipit të xhudos. Majlinda Kelmendi e ka fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë në Rio 2016.

 

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back