Globi

Kosova liron nga detyra ambasadorët e emëruar politikë

Shkruar nga Liberale
Kosova liron nga detyra ambasadorët e emëruar politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, liroi nga detyrë të gjithë ambasadorët e vendit, të cilët ishin të emëruar politikë. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme dhe prek 23 misione diplomatike.

Vendimi është pritur me kritika mjaft të ashpëra nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e konsideroi atë si skandalin më të madh në politikën e jashtme të vendit.

“Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë”, shkruan ai në një status në Facebook.

Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vendimin e quajti hakmarrje politike dhe një dëm i madh ndaj shtetit dhe politikës së jashtme.

Këtyre kritikave iu përgjigj vetë ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke theksuar se ky eshte fillimi i nje procesi reformues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH