1

Kosova jashtë Botërorit, mposhtet në Suedi

               Publikuar në : 21:23 - 09/10/21 liberale

Kosova mposhtet në Suedi me rezultatin e thellë 3-0, duke braktisur çdo iluzion të mbetur për vendin e dytë të grupit B për kualifikueset e Botërorit.

Pas një fillimi të mirë të dardanëve, ekuilibri bie në minutën 29, falë penalltisë së realizuar nga ylli suedez Forsberg.

Kosova reagon dhe ka dy shanse të arta për të shënuar, por një gol i Muriqit me asist të Rashicës anulohet për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë flet për suedezët, që mbyllin garën me golin fantastik të Isak në minutën 62, ndërkohë që Quaison vulos rezultatin në të 79-ën. Suedezët mund të shpresojnë ende në kualifikimin direkt, ndërkohë që me 4 pikë Kosova duhet të mendojë thjesht për një pozicion sa më të mirë.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back