Aktualitet

"Kosova është Evropë", deputeti ukrainas mban fjalimin e fuqishëm në Këshillin e Evropës

Shkruar nga Liberale
"Kosova është Evropë", deputeti ukrainas mban fjalimin
Deputeti ukrainas Oleksii Goncharenkjo, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe për Kosovën dhe ka kërkuar që të njihet nga 12 shtetet e KE-së, të cilat akoma nuk e njohin shtetin e ri. “Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës, ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutem, ta njihni këtë vend si shtet të pavarur, siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara. Kosova është Evropë”, është shprehur Goncharenkjo, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar se në Twitter se Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë. “Fjalim i fuqishëm nga deputeti Oleksii Goncharenkjo për të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve të tjerë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, shkroi Osmani në Twitter. Kosova për herë të parë ka pasur sot të drejtën e fjalës në Këshillin e Evropës, ndërsa më 12 maj aplikoi për t’u anëtarësuar në KiE

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH