Aktualitet

Korrupsioni, Balla: SHBA godet këdo që punon për destabilitet!

Shkruar nga Liberale
Korrupsioni, Balla: SHBA godet këdo që punon për destabilitet!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dha disa mesazhe nga foltorja e Kuvendit, ku së pari kërkoi një minutë heshtje në nder të senatorit të ndjerë amerikan, Bob Dole, si një mik i shqiptarëve dhe kosovarëve.

Më tej, Balla dha një mesazh edhe për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, duke theksuar se SHBA godet dhe vendos nën sanksione këdo që punon për destabilitetin e rajonit.

“Meqë jemi në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, besoj se të gjithë e përshëndesim aktin e djeshëm të Departamentit të Thesarit për të vendosur nën sanksione të rrepta ata që dëmtojnë paqen në Ballkan. Dje janë shpallur një sërë keqbërësish. SHBA, në mënyrë të qartë, godasin dhe vendosin nën sanksione këdo që punon natën e ditën për destabilitetin e rajonit tonë”, tha Balla mes të tjerash.

Fjala e Ballës në Kuvend:

Dua të ndalem në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit, që në një moment të duhur përgjatë kësaj seance, Kuvendi të mbante një minutë heshtje në kujtim të senatorit Bob Dole, i cili për ne shqiptarët është një prej politikanëve amerikanë jo vetëm më mbështetës, por jo prej atyre mbështetësve të Pavarësisë së Kosovës, dhe që janë investuar personalisht përgjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Kosovës. Ne do ta kujtojmë senatorin si njeriun që u angazhua shumë herë më shumë se tjerët në njohjen e Kosovës.

Lidhjet e senatorit me shqiptarët filluan që më 1980, kur Kosova ishte në shtypjen e famëkeqit Millosheviç dhe ishte politikani i parë që vizitoi Kosovën në vitin 1990. Doja të kujtoja sot një mesazh që Dole ja drejtoi në atë kohë senatit, ku thoshte “Ne besojmë fuqimisht te demokracia, te liritë individuale dhe jemi kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë”. Më 1978, pas kthimit nga një vizitë në Kosovë, ai i bëri thirrje administratës së Presidentit Clinton, ku thoshte “Ka nga ata që thonë se gjendja në Kosovë është e ndërlikuar, në fakt gjendja është më e qartë se kurrë. Kjo është një luftë kundër civilëve dhe ne e dimë kush është përgjegjës: Sllobodan Millosheviç”. Të gjithë e dimë rolin e Dole në njohjen e Pavarësisë së Kosovës. I kërkoj dhe grupit parlamentar të PD që të jenë prezentë në vlerësim të kësaj figure të rëndësishme.

Dua që ta nxis Kuvendin për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti demokracie me Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Ky do të ishte një instrument i duhur mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan. Niveli i mirë i partneritetit mes dy vendeve duhet të bashkëshoqërohet edhe me një komunikim të vijueshëm mes dy Parlamenteve. Është momenti i duhur për ta shtrirë këtë nivel bashkëpunimi mes dy legjislaturave, asaj shqiptare dhe amerikane. Mendoj që kjo merr edhe mbështetjen e kolegëve të opozitës. Mendoj se është koha e duhur ta zhvillojmë këtë nivel bashkëpunimi.

Nikolla: Ju bëj me dije se kam miratuar kërkesën e grupit parlamentar të PS për të mbajtur një minutë heshtje për senatorin Dole.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH