Aktualitet

Korrierët shqiptarë të drogës kapen me 18 mijë paund cash në Britani

Shkruar nga Liberale
Korrierët shqiptarë të drogës kapen me 18 mijë paund

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi janë kapur me 18 000 paund në një stacion shërbimi, pasi kishin udhëtuar nga Birmingham në Uellsin Jugor për të marrë paratë e drogës.

Mediat në gjuhën angleze raportojnë se në pranga kanë rënë Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç. Ata u kapën në A40 në Monmouthshire, dhe sipas mediave ata ishin të punësuar nga të tjerët, që merreshin me trafikim droge.

Mësohet se të dy po udhëtonin me një pako parash, që ishin siguruar nga fabrikat e kanabisit. Ata ishin dënuar për pastrim parash në 12 dhjetor 2018, e më pas kryen dënimin prej 12 muajsh.

Avokati Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq Mytron, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar dhe roje sigurie. Avokati Steffan Bisson tha për Dragjoshin se ishte azilkërkues në Angli.

Për fat të keq të shqiptarëve, ata u dënuan me burg dhe jo me kusht, pasi kishin marrë më herët dënim me burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH