Politikë

Korreshi ironizon ligjin për legalizimin e kanabisit: Ku janë çunat e Londrës

Shkruar nga Liberale
Korreshi ironizon ligjin për legalizimin e kanabisit: Ku janë

Projektligji për kanabisin në vendin tonë u miratua në parim sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës.

Miratimi është shoqëruar me debate nga opozita, e cila kërkoi që projektligji të mos votohej pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm. I pranishëm në komision ishte gjithashtu edhe deputeti democrat, Saimir Korreshi.

Gjatë fjalës së tij Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.

“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani”, tha Korreshi.

Gjithashtu Korreshi publikoi sot një foto në rrejtin e tij social Facebook, ku oronizon sërish ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Krahas fotos ku pozon sikur konsumon lënëdë narkotike nga Komisioni, Korreshi shkruan: Drejperdrejt nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektligji per Kanabisin. Qivirria nuk harroj te sillte edhe nga nje teke per prove ne menyre qe kur te votohet komisioni ti kete trute dhalle po nga ajo e thartuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH