Kryesore

Koronavirusi/ UEFA vendos shtyrjen e Europianit 2020

               Publikuar në : 22:10 - 17/03/20 liberale

UEFA e mori vendimin e saj në lidhje për kampionatin Evropian të futbollit në videokonferencën të zhvilluar me drejtuesit e 55 federatave të saj. Eventi më i rëndësishëm i kontinentit përsa u përket përfaqësueseve i parashikuar për t’u mbajtur këtë vit, u shty për në verën e 2021 për shkak të emergjencës coronavirus.

E para që e dha lajmin ishte Federata Norvegjeze e Futbollit për t’u konfirmuar edhe nga ato të federatave të tjera mes të cilave edhe ajo shqiptare. Evropiani i futbollit i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në periudhën 11 qershor-11 korrik.

Ideja është që të gjitha këto kompeticione në rang klubesh të mbyllen brenda periudhës maj-qershor, gjithnjë nëse situata në Kontinent do t’i kthehet normalitetit gjatë këtyre 2 muajve.

Për Europa League mendohet që të rinisë në 30 prill, ndërsa Liga e kampioneve në 5 maj me finalet që parashikohen për t’u zhvilluar në 24 dhe 27 qershor.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back